Kriza politike, vazhdojnë protestat në Kosovë.
Përfaqësuesit e partive opozitare në Kosovë u mblodhën përballë godinës së Qeverisë për të lancuar zyrtarisht fillimin e protestës e cila sipas tyre do të jetë paqësore dhe do të zgjasë për ditë dhe netë me rradhë, deri në protestën e madhe që do të mbahet më datë 27 shkurt. Ata kanë ngritur tenda dhe kanë vendosur infrastrukturën e nevojshme për të bërë të mundur tubimin që në bazë të komunikatave zyrtare, do të jetë i vecantë dhe i ndryshëm nga protestat e mëparshme. Të pranishëm ishin edhe tre kryetarët e partive opozitare, Visar Ymeri, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj. Ndërkohë, ende nuk dihet se si do të veprojnë deputetët e opozitës gjatë ditës së premte, kur do të mbahet edhe seanca parlamentare për zgjedhjen e Presidentit. I pyetur për këtë cështje, deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se opozitarët kanë mjaftueshëm municione dhe gaz lotsjellës për të bllokuar të gjitha seancat e Kuvendit.
/ Star Plus TV /