Kuvendi i Kosovës ka nisur sërish me tensione. Opozita për të dytën herë ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e seancave plenare ne Kuvendin e Kosovës. Të gjithë deputetet e Kosovës janë shpërndare, pasi ka qenë e pamundur qëndrimi në ambientet e Kuvendit.
Ky veprim ka detyruar edhe të ndërpritet seanca për disa minuta. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar deputete të dalin nga salla dhe ka thirrur mbledhje të kryesisë. Pas bllokimit të seancës nga partitë opozitare dhe mbledhjes së aktivistëve të partive opozitare para zyrave të Kuvendit, një helikopter është parë në qiellin e Prishtinës mbi sheshin “Nënë Tereza”. Ata janë duke kontrolluar nga lartë se çfarë po ndodhë.