MUSTAFA: FALJA E BORXHEVE DO TË JETË STIMULIM PËR EKONOMINË VENDORE. Një dhuratë e këndshme u ka dhënë qeveria e Kosovës qytetarëve të saj.

Ata, që kanë pasur borxhe për energji elektrike, tatim në pronë dhe dogana deri në vitin 2008, nuk do të paguajnë asnjë cent. Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, ku edhe është vendosur të themelohet një komision i cili do të shqyrtoj mundësinë e këtyre faljeve të borxheve. “Falja e borxheve do të jetë një stimulim për ekonominë vendore”, tha Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është diskutuar po ashtu edhe për dërgimin e një njësie të FSK-së për një operacion humanitar në Shqipëri. Qeveria e Kosovës ka ndarë po ashtu edhe 50 mijë euro për festimin e manifestimit të Epopesë së UÇK-së dhe 50 mijë euro për festimin e shtatë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Artikulli paraprakJEB BUSH KRITIKON DEMOKRATËT, NDEZ MOTORËT PËR PRESIDENT
Artikulli tjetërPËRMBYTJET NË JUG NË QËNDËR TË DEBATEVE NË KUVEND