Pas shumë diskutimesh Qeveria e Kosovës miratoi   projektbuxhetin për vitin 2016 në vlerë prej 1 miliardë e 598 milionë euro që është një rritje prej 4.1 më shumë se buxheti i këtij viti, kurse shpenzimet janë paraparë të jenë 1 miliardë e 680 milionë euro, shkruan Kosovapress.

Ky projektbuxhet reflekton vlerësimin e objektivave zhvillimore si dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mirëqenies për qytetarë, theksuan drejtues të Qeverisë. Mirëpo, në bazë të këtij buxheti, shkurtime buxhetore ka Ministria e Bujqësisë 3 milionë euro më pak. Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar nga ministrat e kabinetit të tij ta votojnë këtë projekt ligj, edhe pse sipas tij ky buxhet nuk është një zgjidhje ideale për të gjitha Ministritë dhe nevojat e vendit. Ai theksoi se gjatë diskutimeve në kuvend dhe rishikimit mund të bëhen ndryshime dhe plotësime për ndonjë kërkesë.

 

DHJETRA TË VDEKUR NË ISHULLIN GREK TË RODOSIT

Deri tani 22 emigrantë, mes tyre 13 fëmijë, janë mbytur gjatë natës në det afër ishujve grekë, Kalymnos dhe Rhodes ndërsa dhjetra rezultojnë të zhdukur.

Ata po përpiqeshin të arrijnë në Evropë, ndërsa 144 vetë janë shpëtuar, kanë thënë autoritetet detare greke.

Nga mjeti i parë lundrues janë konfirmuar 16 viktima ndërkohë që 30 të tjerë rezultojnë të humbur nga operacioni masiv i kërkimit. Në aksionin e rojeve bregdetare janë përfshirë qindra vullnetarë.

Ndërkohë në barkën e dytë ndodheshin afro 280 persona.

Operacionet e kërkimit vazhdojnë teksa mjekët po u kujdesen për personat e mbijetuar

Fluksi i azil-kërkuesve është rritur së tepërmi në ishullin grek Lezbos. Udhëtimi prej 10 kilometrash nga Turqia është bërë edhe më i rrezikshëm për shkak të motit të keq dhe temperaturave që janë ulur.

 

 

Artikulli paraprakRAMA I VENDOSUR: LUFTË NDAJ EVAZORËVE TË MËDHENJ
Artikulli tjetërPS RIKTHEHET NË SHTËPI, MBLEDHJA E RADHËS NË SELI