MINISTRI I PUNËVE TË BRËNDSHME HYSENI APEL QYTETARËVE QË TË MOS LARGOHEN. Qeveria e Kosovës nuk do të ketë mundësi që të ndihmojë financiarisht të gjithë ata emigrantë ilegal që do të kthehen në Kosovë.
Kështu tha sot Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni i cili ka thënë se për këtë arsye institucionet e Kosovës kanë bërë apel vazhdimisht që qytetarët e Republikës të mos marrin këtë rrugë, siç e ka quajtur ai “pa krye”, pasi do të kthehen më të varfër. Ministri Hyseni thotë se liberalizimi i vizave është mënyra se si të parandalohet migrimi ilegal. Ai tha se Kosova nuk është duke i bërë presion BE-së me këtë çështje, sepse sipas tij, tashmë vendi ka plotësuar 99% të kritereve për liberalizim. Përndryshe, sot do të kthehen në Kosovë 80 emigrantë kosovarë të cilët migruan ilegalisht në vende të ndryshme të BE-së.