Kosovë – Një shpërthim me granatë ka ndodhur në oborrin e Radio Televizionit Kosovar mbrëmjen e djeshme.

Policia menjëherë ka rrethuar objektin dhe po kryen hetimet rreth ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti. Ky shpërthim në këtë televizon shtetëror ka ndodhur mbrëmë gjatë orëve të vona të natës. Fatmirësisht nga ky incident nuk ka të lënduar në njerëz. Shpërthim i papritur ka tronditur gazetarët dhe punonjësit e televizonit në Prishtinë të cilët kanë qenë në krye të detyrës gjatë turnit të natës.

Artikulli paraprakZJARR NË GOMONEN E POLICISË KUFITARE NË HIMARË
Artikulli tjetërTURQIA BOMBARDON KURDËT DHE ISIS-IN NË SIRI