Presidenti Hashim Thaçi ka nisur takimet mëngjesin e së enjtes me kryetarët e partive parlamentare në Kosovë për të diskutuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Ai shpërndau Parlamentin e Kosovës menjëherë pas rrëzimit të qeverisë me 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime. Deputetët votuan pro mocionit të mosbesimit të dorëzuar në Kuvend me firmat e opozitës. Pas liderëve të partive, Thaçi do të presë në takim Presidentin shqiptar, Bujar Nishani.