Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka publikuar logon zyrtare të manifestimit të sivjetmë për 8-të vjetorin e pavarësisë.
Nga llogaria e tij në Facebook, Thaçi iu ka bërë thirrje simpatizantëve të tij që këtë logo ta vendosin edhe si coverphoto nëpër faqet e tyre në Facebook. “Të nderuar miq, përvjetori i 8-të i Pavarësisë së Republikës së Kosovës është duke u afruar prandaj unë ju ftoj të vendosni edhe ju këtë cover festiv në faqen tuaj të facebook-ut. Shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzimi i një rruge të mundimshme plot përpjekje dhe sakrifica prandaj në nderim të gjithë atyre brezave që kanë ëndërruar, punuar dhe luftuar për ditët e lirisë dhe pavarësisë që gëzojmë sot ju ftoj që ta festojmë të gjithë së bashku këtë ditë të papërsëritshme të historisë së popullit tone”, ka shkruar Thaçi.
Kjo është logoja e 8 vjetorit të pavarësisë
Star Plus Tv