GJYKATA KUSHTETUESE I HAP RRUGË KËRKESËS SË KUVENDIT. Gjykatës Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në seancën e sotme vendosi të pranojë kërkesën e kryetarit të Kuvendit, të dorëzuar më 9 mars 2015, me Amendamentin nr. 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale.
Sipas kushtetueses, ndryshimi i amendamenti nr.24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës nuk pakëson të drejtat dhe liritë e njeriut, të përcaktuara në Kapitullin II dhe III të Kushtetutës. Më herët, në seancën e Kuvendit të Kosovës u ratifikua Marrëveshja Kosovë-BE, e cila mundëson themelimin e Gjykatës Speciale të Kosovës dhe vazhdimin e mandatit të ristrukturuar të misionit EULEX deri në qershor të vitit 2016. Me një shumicë votash Parlamenti i Kosovës ratifikoi më datën 23.04 2014 marrëveshjen Kosovë-Bashkim Evropian, e cila mundëson themelimin e Gjykatës Speciale të Kosovës dhe vazhdimin e mandatit të ristrukturuar të misionit EULEX deri në qershor të vitit 2016. Për këtë të fundit do të duhet amendamenti i një sërë ligjesh të Kuvendit të Kosovës. Gjatë seancës, 89 deputetë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale, ndërsa 22 votuan kundër.