ISA MUSTAFA KRYEMINISTËR, THAÇI ZËVËNDËR, ZGJIDHET KRYETARI I KUVENDIT.I jepet fund ngërçit politik në Kosovë. Ashtu sic ishte paralajmëruar, kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi firmosi marrëveshjen me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.

Me 71 për, 42 kundër dhe 1 apstenim, Kadri Veseli është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Janë zgjedhur edhe tre nënkryetarët, nga PDK Xhavit Halitin, LDK Sabri Hamitin dhe Vetëvendosje Glauk Konjuvca.Në fjalën e tij drejtuar mediave kryeministri ende në detyrë Hashim Thaci, se kjo marrëveshje është në të mirë të qytetarëve.Edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ndau të njëjtin mendim duke shtuar se ky koalicion është i angazhuar për të integruar Kosovën në Bashkimin Europian.Sipas marrëveshjes, qeveria e re Kosovës pritet të ketë për kryeministër Isa Mustafën. PDK e kryesuar nga Hashim Thaci merr postin e kryetarit të parlamentit qe do drejtohet nga Kadri Veseli si dhe ministritë që kanë të bëjnë me sigurinë, drejtësinë dhe Ministrinë e Arsimit. Ndërsa LDK do të marrë Financat, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, atë të Tregtisë dhe Industrisë. Marrëveshje ndërmjet PDK dhe LDK u arrit pas vendimit të gjykatës kushtetuese për ti dhënë PDk të drejtën për krijimin e kabinetit të ri qeveritar dhe të institucioneve te kosova si partia më e madhe e dalë nga zgjedhjet e qershorit. 4 ministrit e tjera iu jane ndare minoriteteve. Pjesë e marrëveshjes është edhe posti i presidentit, ku Hashim Thaci do të jetë president i ardshëm pas mbarimit të mandatit të Atifete Jahjagës në 2016.

Artikulli paraprakLUMI DRIN MBUSHET ME MBETURINA
Artikulli tjetërPANAIR PËR KAFSHËT E RRUGËVE