Janë bllokuar prej pesë orësh 8 autobusë me pasagjerë të linjës Bajram Curr-Kosovë-Tiranë , të nisur nga Shqipëria drejt Kosovës në doganën e Morinës. Bllokimi i autobusëve është bërë për shkak se me urdhër të Ministrisë së Transportit në Kosovë nuk lejohet kalimi i tyre.

Mësohet se mes pasagjerëve ka edhe fëmijë të cilët prej orësh presin në doganë, pritje e cila bëhet akoma më e vështirë për shkak të temperaturave të larta. .

Rifat Hajdini, kreu i shoqatës së transportit publik të linjave Bajram Curr-Kosovë-Tiranë thotë se nuk ishin lajmëruar për këtë urdhër dhe i bën apel dy qeverive për zgjidhjen e situatës.

Artikulli paraprakNE KERKIM PER PERNDJEKJE, ARRESTOHET 34-VJEÇARI NGA KOPLIKU
Artikulli tjetërPARA E TETRAPLEGJIKËT SHKODËR, VONESA ME KEMPIN