Kryetari i dhomës së avokatisë në Shkodër Anton Kosteri thotë se miratimi i Amnistisë Penale nga Parlamenti për të burgosurit që kanë deri në një vit e gjysëm dënim është një vendim i duhur për shkak të mbipopullimit të burgjeve në Shqipëri.
Kosteri e quan të vonuar miratimin e Amnistisë Penale pas katër vitesh ndërsa tregon se nga kjo amnisti nuk duhet përjashtuar askush qoftë edhe politikanët apo zyrtarë përveç atyre që kanë kryer krime të rënda.
Avokati Kosteri komentoi edhe aksidentin tragjik në Këlcyrë me 8 viktima, 7 prej të cilëve emigrant duke e cilësuar si një krim shtetëror. Kosteri i bën thirrje Gjykatës së Lartë por edhe organeve të tjera që të rishikojnë vendimet, dënimet dhe politikën për këto raste pasi është e gabuar.
Sa i përket Amnistisë Penale në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe përfitojnë 200 të burgosur që u ka mbetur dënim një vit e gjysëm ose më pak ndërsa në gjithë burgjet e vendit përfitojnë afro 1100 të dënuar.