Kosto e rehabilitimit të hekurudhave i kalon 427 milionë euro

Ministria e Transportit ka në dorë raport vlerësimin ekonomik të rrjetit hekurdhor shqiptar, që përfshin të gjitha linjat ekzistuese, me stacione fundore, Hanin e Hotit në veri, Vlorën në jug dhe Pogradecin në juglindje. Po ashtu janë përfshirë linja Tiranë-Durrës, dhe dy segmentet që përdoren për mallrat, njëra linjë shkon në Ballsh dhe tjetra tek fabrika e çimentos në Fushë Krujë. Për linjën Tiranë-Durrës projekti është gati dhe financimet janë garantuar, vetëm rehabilitimi i këtij segmeti shkon 40 milionë euro sipas studimit. Investimi në total përfshin edhe 46,4 milionë euro që nuk janë të përfshira në këtë studim. Këto para lidhen segmetin e ri në drejtim të aeroportit të Rinasit dhe mjetet e reja që do të përdoren, lokomotiva dhe vagonë. Sipas parashikimeve ky investim përfundon 2 vjet nga data e fillimit të punimeve. Hekurudhat po shihen si një mundësi e uljes së kostos së transportit të mallrave dhe ndërlidhjes rajonale, por për këtë duhet shkurtuar koha e udhëtimit. Investimet duhen parë në këtë drejtim pasi aktualisht shpejtësia maksimale operative në hekurudhë është 40 km/orë. Kufizimet e shpejtësisë vijnë kryesisht si rezultat i gjendjes së shinave dhe vendkalimeve të paautorizuara. Hekurudha Shqiptare ka në inventarin e saj 66 vagonë udhëtarësh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva. Kapaciteti teorik me këto mjete është 1,5- 2 milionë udhëtarë dhe rreth 400-500 mijë tonë mallra në vit. Në vitin 2006, qeveria shqiptare ka nënshkruar Marrëveshje Stabilizim-Asocimi me Bashkimin Evropian. Ku që parashikuar që Hekurudha Shqiptare do të ristrukturohet sipas parimeve të BE.

Artikulli paraprakZJARRI NE BARDHAJ RREZIKON TE PERHAPET NE RRENC.BANORET APEL PER NDIHME
Artikulli tjetërFSHIHTE 16.5 KG KANABIS NË BANESË, ARRESTOHET 54-VJEÇARI