Policia greke vijon operacionet ne kufi, kapen edhe 155 kg marijuane. Operacioni ne Kostur. U ndaluan dy mjete qe vinin nga kufiri i gjelber.
Mjeti i pare me drejtues shqiptar 34-vjec dhe pasagjer shqiptar 30-vjec dhe tjetri me shofer shqiptar 25-vjec. Ne nje nga mjetet u gjeten dhe sekuestruan 6 canta qe permbanin 149 pako me 155 kg 855 gram marijuane.
Ne pranga te tre shqiptaret, dy te parer funksiononin per hapjen e rruges. U sekuestruan 2000 euro, 4 celulare e 7 karta SIM.
Prej 20 Janarit e deri sot, ne Igumenice, Janine, Athine, Selanik e kryesisht ne zonen Kostur-Follorine, policia greke ka sekuestruar 2.9 ton marijuane qe vinte nga Shqiperia.