Në qytetin e Korçës pritet të mbërrijë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i cili do të zhvillojë edhe takimin me homologun shqiptar Ditmir Bushati. Ky takim do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Edhe hoteli ku pritet të zhvillohet takimi është i rrethuar nga forca të shumta policie. Takimi mes dy delegacioneve do të jetë pa prezencën e mediave.
Pjesë e axhendes tre ditore do të jenë edhe vizita në pjesë të ndryshme të qytetit. Ligji i luftës, për të cilën janë dhënë sinjale progresi, çështja çame, që në fakt ndan palët, por dhe tema të tjera të marrëdhënien mes dy fqinjëve, priten të jenë në fokus të takimit