Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias do të vizitojë sërish Tiranën, ndonëse ishte këtu disa ditë më parë.

Lajmi raportohet nga gazeta greke ‘Protothema’, e cila shkruan se vizita e Kotzias do të zhvillohet të martën.

Ai nis një tur takimesh fillimisht në Tiranë, Prishtinë, Beograd dhe më pas në Shkup. Qëllimi i vizitës nuk bëhet me dije ende, ndërsa raportohet se ai do të jetë i shoqëruar nga një delegacion i vogël.

Shqipëria dhe Greqia janë në negociata për zgjidhjen e çështjes së kufirit detar.

Pritet që gjatë kësaj vere në Tiranë të mbërrijë kryeministri grek, Alexis Tsipras, për të nënshkruar paktin e ri detar mes dy vendeve.

Artikulli paraprakFACEBOOK, KONTROLLE TË REJA PËR LAJMET POLITIKE NË RRJET
Artikulli tjetërGATUAN MISH, E BIJA VEGANE E KËRCENON ME THIKË