Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi ka paralajmëruar se do të nisin grevën e urisë nëse qeveria nuk iu plotëson kërkesat për dy ditë.

“Lëvizje e pastër, nuk është e mbështetur as nga rublat ruse, por as nga lirat turke, as nga paratë e pistave që kanë kapur politikën. Këtë betejë e kemi nisur prej tre vitesh, por është intensifikuar prej dy muajsh, kur dërguam peticionin, shoqëruar me 6 javë protesta, 2 javë bojkot të procesit mësimor për një arsim të lartë publik cilësor. Qeveria ka treguar se nuk ka gojë për të reaguar dhe kom për zgjidhjen e çështjeve themelore, por ofron zgjidhje kozmetike.

Në këto kushte pas një diskutimi është propozuar që të kalohet në trajtën e grevës së urisë apo ngujimit, si e vetmja formë, që e lejon ligji, që mund të bëjë efekt për të detyruar qeverinë që të vërë arsimin si prioritet kombëtar. Pasi e pritëm tre vite, i lam dy muaj kohë për të reaguar, i lëmë edhe dy ditë kohë për ti dhënë zgjidhje kërkesave tona,. Më datë 2 tetor të gjithë jemi këtu”, tha Kovaçi.

Artikulli paraprakRENEA DHE FNSH KONTROLLE NË SHKODËR, SHOQËROHEN 3 PERSONA
Artikulli tjetërBERISHA: JAM KËTU DHE KËRKOJ LARGIMIN PËRFUNDIMTAR TË EDI RAMËS