Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, ka thënë se Greqia do të bllokojë integrimin euroatlantik të Maqedonisë për sa kohë që kjo nuk pranon ndryshimin e emrit kushtetues.

Koxias konsideron se çështja e emrit ka rëndësi parësore në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se pa u zgjidhur kjo çështje është e kotë të pritet integrim i Maqedonisë në NATO dhe BE. “Masat e marra për përmirësimin e marrëdhënieve janë të mirëseardhura por duhet të gjendet zgjidhje definitive”, ka thënë Koxias.

Kujtojmë se në vitin 2008, në Samitin e Bukureshtit Maqedonia nuk arriti të anëtarësohet në NATO sëbashku me Shqipërinë dhe Kroacinë, dhe kjo për shkak të kundërshtimit të Greqisë.

Artikulli paraprakVITI I RI NIS ME LËKUNDJE TËRMETI NË SHKODËR
Artikulli tjetërRIKTHEHET ACARI, TË DIELËN PARASHIKOHET DËBORË