Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Sotiraq Lubonja.

Lubonja është gjyqtari në Gjykatën e Apelit të Korçës.

Nuk justifikoi pasurinë -Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 8 tetor mori vendimin për shkarkimin e gjyqtarit, i cili ishte njëherazi kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Sipas hetimeve të bëra nga KPK gjyqtari i Korçës rezultonte se gjyqtari nuk justifikonte një pjesë të pasurisë së tij, të cilat në deklaratën veting i kishte shënuar si dhurata të bëra nga nëna dhe vjehrri i tij.

Raporti i ILDKPI-së për këtë gjyqtar kishte konstatuar fshehje të pasurisë, mosdeklarim në deklarimet e tij në kuadër të vettingut, ku thoshte se ka marrë 4 mln lekë të reja dhuratë nga nëna e tij, të kursyera nga pensioni i saj si dhe 25 mijë dollarë nga vjehrri.

Artikulli paraprakRAMA PARALAJMËRON DHUNUESIT E GRAVE: SË SHPEJTI, LIGJ SHUMË TË RREPTË! ËSHTË KRIM I RËNDË
Artikulli tjetërINFO PLUS – 09.10.2019