Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra gjyqtarin e Apelit Administrativ, kandidat për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, Artur Malaj.

Në argumentet e dhëna, trupa e Kolegjit me kryesuese gjyqtaren Rezarta Schuetz, Sokol Çomo relator dhe anëtarë Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, thuhet se Malaj ka dhënë dëshmi kontradiktore për pasurinë e tij, çka çoi në shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit.

Malaj u konfirmua disa muaj më parë nga shkalla e parë e vettingut, ndërsa Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e tij dhe iu la si detyrë sjelljen e analizës financiare. Për këtë të fundit, në seancën dëgjimore, Malaj hodhi dyshime sipas së cilit janë shtuar shpenzime që nuk i ka bërë kurrë në jetë.

Artur Malaj ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej korrikut 2013 është gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit. Ai ka drejtuar Gjykatën e Vlorës nga viti 2004 deri në vitin 2013; kur u promovua nga presidenti i Republikës si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit. Malaj ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Artikulli paraprakGJENDET E VDEKUR AKTORJA 15 VJEÇARE
Artikulli tjetërDËNOHET PËR SHPIFJE JORIDA TABAKU, U PADIT NGA RAMA