Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos të rihetojë pasurinë e prokurorit të apelit apelit Shkodër, sot anëtari i këshillit të lartë të prokurorisë Arben Dollapaj.
Rihetimi i pasurisë së Dollapaj u kërkua pasi komisioneri publik arriti në përfundimin e shkalla e parë e vettingut kish kryer një hetim të paplotë duke e konfirmuar në detyrë në gusht të 2018-ës.
Në seancën e zhvilluar këtë të hënë KPA kërkoi hetim më të thelluar për dy banesat e tij në Valbonë e deklaruar si shtëpi banimi por që sipas ankesave shërben si bujtinë si dhe për banesën tjetër në Selitë.
Lidhur me banesën e deklaruar në Valbonë me një sipërfaqe prej 227 metra katror , komisioneri u shpreh se deri më sot ende nuk është identifikuar investitori i kësaj godine për të cilën rezultojnë disa vlera të ndryshme investimi.
Ndërkohë, në dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe anës profesionale, prokurori Dollapaj doli i pastër.
Prokurori Dollapaj u transferua në Shkodër në kohën që në krye të organit të akuzës ishte Adriarik Llalla me të cilin pati përplasje ndërkohë që më datë 6 gusht 2018 ai kaloi me sukses proçesin e Vetingut. Dollapaj ka pasur në shqyrtim disa nga çështjet më të rëndësishme, si “Banda e Lushnjes”, “Gërdeci” ku kërkoi rrëzimin e vendimeve të Shkallës së Parë dhe burgosjen e të pandehurve.
Dollapaj është anëtari i KLP-s në të cilën pritet të votohet më 18 dhjetor dhe emri kreut të prokurorisë së posacme.