Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar mëngjesin e sotëm kreun e Gjykatës së Fierit Roland Jaupaj, pasi janë konstatuar probleme me deklarimin e pasurisë. Gjatë hetimit KPK ka konstatuar një sërë parregullsish në formularin e vetë-deklarimit të pasurisë ndër vite të gjyqtarit Juapaj.

Më konkretisht bëhet fjalë për një apartament 170m2, të cilin e kishte blerë nga një firmë ndërtimi, ku Kreu i Gjykatës së Fierit me vendim gjyqësor i kishte dhënë lejen e ndërtimit.

KPK ka konstatua parregullsi edhe për shumën e parave prej 13.000 eurosh që ishin në llogari të bashkëshortes dhe gjyqtari nuk ka sqaruar burimin e krijimit të parave. Ndërsa gjatë hetimit është konstatuar se kjo shifër parash ishin ftuar nga gruaja e gjyqtarit me një kontratë që ajo kishte me tezen e saj për shitjen e një prone. Japupaj nuk ishte i pranishëm në seancën për dhënien e vendimit.

Artikulli paraprakJA SI JANË NË TË VËRTETË VENDET KU JANË LUAJTUR SKENA NGA “FRONI I SHPATAVE”
Artikulli tjetërBRAÇE KUJTON 26 MAJIN: DHUNA BARBARE, U RRAHA DHE U LAVA NË GJAK