KQZ, afat për PD, deri më 19 mars për të anëtarët e KZAZ-ve

Komisioni Qendror i zgjedhjeve do t’i lërë partive të opozitës afat për regjistrimin e anëtarëve të KZAZ-ve deri në datën 19 mars. Procedurat për regjistrimin e emrave të partive me të drejtë anëtarësh, kishin si afat të fundit datën 5 mars, por anëtarët e komisionit, pas kësaj date, kanë 15 ditë afat për ngritjen e KZAZ, afati i fundit ky sipas Kodit Zgjedhor. Kjo është hapësira e fundit që do t’i jepet edhe partive të opozitës për të çuar emrat e tyre. Ajo do të vlejë për Partinë Demokratike, e cila detyroi aleatët e saj, PR dhe PAA që të çregjistrohen pak ditë më parë. Procesi i administrimit zgjedhor, deri tani jep përshtypjen se opozita do t’i bojkotojë ato. Ndërkohë, partitë kryesore të mazhorancës, procesin në fjalë e kanë kryer. Aleati i fundit i të majtëve që u regjistrua si subjekt zgjedhor, nga Komisioni i Zgjedhjeve në mbledhjen e fundit, ishte Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, e Shpëtim Idrizit. Gjithashtu në mbledhje u regjistruan edhe 5 parti të tjera.

Artikulli paraprakNGEC VETTINGU, AVOKATI I POPULLIT MERR DOSJET E APLIKIMEVE
Artikulli tjetërORTEK NË PISTËN E SKIVE NË ALPE,SË PAKU TRE TË VDEKUR