Ditën e sotme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin dy deputetëve të Partisë Demoraktike Arlind Çaçani në Korçë dhe Halil Jakimi në Dibër.

Bashkë me ta shkon në 102 numri i deputetëve në Kuvend. Çaçani dhe Jakimi pritet të betohen në seancën e radhës plenare.

Ndërkohë që po në ditën e sotme u regjistruan si subjekte zgjedhore Partia për Liri dhe Demokraci dhe Etikë, Partia Socialdemokrate për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Deri më tanë mësohet se 324 shtetas kanë aplikuar për sekretarë dhe anëtarë të KZAZ në rrethe prej të cilëve 160 janë me profesion juristë.
Vendet për sekretarë dhe anëtarë nuk janë plotësuar ende në 6 KZAZ të Bashkive Fushë-Krujë, Shijak, Durrës, Roskovec, Himarë dhe Dropull.

Artikulli paraprakLARGOHET TRUPI I PAJETË I GRABITËSIT TË VRARË NË RINAS,SHUMA E GRABITUR 10 MILIONE EURO
Artikulli tjetërGRABITJA ME VDEKJE NË RINAS POLICIA SHOQËRON 40 PERSONA, KATËR URDHRA ARRESTE