KQZ ka miratuar dhënien e mandatit për deputetët e Partisë Demokratike, Oriela Nebiaj dhe Petrit Doda.

“KQZ ka kërkuar informacion nga zyra e gjendjes civile, që s’ka kthyer përgjigje. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore rezulton se nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë. Mandati i Rushajt, i përket Petrit Dodës. Miratohet dhënia e mandatit të deputetit të Petrit Doda.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore ka dërguar verifikimet ku rezulton se nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë. . Mandati i Dumës, i përket Oriela Nebiajt. Miratohet dhënia e mandatit të deputetit Oriela Nebiaj.

Ori Nebaj do të zëvendësojë Grida Dumën, e cila la mandatin e deputetes për t’u angazhuar në botën e televizionit. Ndërkohë, Petrir Doda do të futet në Kuvend pas largimit të Alfred Rushajt i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit për arsye personale.

Në mbledhje diskutohet edhe raporti për gjetet e auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Artikulli paraprakDHUNOHET DREJTORI OSHEE NË LEZHË EDMIR PERNDRECA
Artikulli tjetërSTEINMEIER NË TIRANË: GJERMANIA NË KRAH TË SHQIPËRISË, DO IU MBËSHTESIM NË RRUGËTIMIN EUROPIAN