Pas regjistrimit të tij nga KQZ në zgjedhjet vendore të 14 majit, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të demokratëve ditën e sotme. Mësohet se mbledhja ka nisur rreth orës 16:00 dhe ende nuk ka mbaruar punimet. Sakaq, raportohet se në të janë mbledhur dhe grupet e punës për zgjedhjet, të cilat mendohet se janë edhe tema kryesore e diskutimit.

Gazetari Osman Stafa ka raportuar për BalkanWeb se deputetët që kanë marrë pjesë në këtë mbledhje janë: Eralda Tase Bane, Orjola Pampuri, Dhurata Çupi, Zheni Gjergji, Ferdinand Xhaferraj, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, Kreshnik Collaku, Merita Bakiu, Enkelejd Alibeaj, Selaudin Jakupllari.

Nga ana tjetër pjesë e kryesisë dhe grupeve të punës janë: Taulanta Jupi, Indrit Sefa, Roland Bejko, Xhemal Bushati, Fitim Zekthi, Jonila Godole, Taulant Zeneli, Marash Logu, Indrit Sefa, Agron Kapllanaj, Endri Hasa, Bujar Hoxha, .Xhemal Gjunkshi

Artikulli paraprakAKSIDENT NE PUNE NE KURBIN, HUMB JETEN 45-VJEÇARI
Artikulli tjetërERË E RE TE SHQIPËRIA, NISIN ZYRTARISHT PËRGATITJET PËR SFIDËN ME POLONINË