Deklarata e Zëdhënëses së KQZ-së

Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,deri më datë 29 prill 2016, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe vendimit të Kuvendit nr. 17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015”, kanëdorëzuar formularin e vetëdeklarimit; 100 deputetë nga 140 11ministranga 20 34kryetarë bashkie nga 61 1234 këshilltarë bashkiakë nga 1595Aktualisht nga 1836 funksionarë,kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë KQZ-së, 1379 ose 75.1 % e tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vlerësim të faktit se afati përfundimtar për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit,është data 4 Maj 2016 dhe numri i subjekteve qëende nuk e kanë dorëzuar, është i konsiderueshëm, kërkon mirëkuptimin e tyre për ta dorëzuar sa më parë formularin. Për t’ju ardhur në ndihmuar funksionarët të cilët nuk e kanë dorëzuar akoma formularin e vetëdeklarimit, pavarësisht se dita e Hënë është ditë pushimi, KQZ do të jetë hapur edhe ditën e hënë, datë 2 maj 2016. Të gjithë ato subjekte që ende nuk e kanë dorëzuar formularin, mund ta dorëzojnë edhe ditën e Hënë, në datën 2, pasi KQZ do të jetë hapur.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakEUROVISION-i NDALON FLAMURIN E KOSOVËS, E LISTON ME ATË TË ISIS-it
Artikulli tjetërMINISTRIA E DREJTËSISË: EKSTRADIMIN OSE JO TË FRROKUT E PËRCAKTOJNË AUTORITETET HOLLANDEZE