Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar edhe renditjen e partive politike të regjistruara për zgjedhjet, në fletën e votimit.
Sipas kësaj renditje, e para në listë do të jetë FRD-ja e Bamir Topit, e dyta Demokracia Sociale. Partia Socialiste është e 15-ta në renditje, dhe para saj, e 14-ta renditet Lëvizja Socialiste për Integrim. Aleanca Demokristiane e Shqipërisë renditet e shtatë, e 13-ta PKSH, Aleanca Demokratike e treta, Sfida për Shqipërinë e 6-ta dhe Libra e 11-ta.