Komisioni Qëndror Zgjedhor i mbledhur këtë të mërkurë miratoi shpërndarjen e mandateve sipas rezultatit zgjedhor për subjektet politike të zgjedhjeve të 14 majit për Këshillat Bashkikë të Bashkive: Peqin, Has, Kukës, Vau Dejës, Mirditë, Mat, Klos, Bulqizë, Shijak, Cërrik, Gramsh, Prrenjas, Patos, Roskovec.

Po ashtu, KQZ vendosi dhënien e mandatit të Kryebashkiakut për Bukurosh Maçi, i propozuar nga PS në Bashkinë e Peqinit. I dha mandatin Miftar Dautit, i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë Has. Po ashtu, edhe Safet Gjicit të propozuar nga PS, në Bashkinë e Kukësit. KQZ po ashtu vendosi dhënien e mandatit të kryetarit të Bashkisë për Kristian Shkrelin, të propozuar nga PS, në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Në Mirditë iu dha mandati Albert Mëlyshit, propozuar nga Bashkë Fitojmë, Në Mat, Agron Malaj propozuar nga PS. Në Klos Valbona Kola nga PS. Në Bulqizë, Festime Mjeshtri nga PS. Në Shijak Elton Arbana PS, në Cërrik Andi Salla nga PS, në Besion Ajazi në Gramsh nga PS, Në Përrenjas Nuri Belva nga PS. Në Patos Fation Duro nga PS Në Roskovec Majlinda Bufi nga PS.

Artikulli paraprakSHOQATA E QENVE: QYTETARËT TË MOS I SULMOJNË
Artikulli tjetërISH-PUNONJËSE E BANKËS SË SHQIPËRISË, KUSH ËSHTË 30-VJEÇARJA QË MASHTROI BABAIN DHE DY DJEMTË DUKE IU MARRË 340 MIJË EURO. FUTI NË KURTH DHE NJË GRUA ME PREMTIMIN SE…