KQZ ka miratuar vendimin duke i dhënë mandatin e deputetit të PS Pandeli Majkos, i cili ngeli jashtë parlamentit në zgjedhjet e 25 prillit. Pas dorëheqjes nga Alqi Bllako, i arrestuar nga SPAK, Majko do të jetë në Kuvend për 3 vitet e ardhshme.
Ai u rendit vetëm një vend poshtë listës fituese të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, çka bëri që në një vit t’i mungojë Parlamentit.
Mësohet se Majko ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi të verifikojë formularin, do të përcjellë shkresën në Kuvend, ku do të bëhet edhe betimi i Majkos.