Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar kundër heqjes së mandatit për deputetin Tom Doshi.

Ky vendim i KQZ u miratua unanimisht nga të gjithë anëtarët e KQZ. Vendimi i KQZ-së, erdhi pas një kërkese të Prokurorisë, sipas së cilës, deputeti, i cili në zgjedhjet e 25 Qershorit do të garojë për PSD-në në Shkodër, ka pasur një dënim në vitin 1990, i cili bën pjesë në listën e dënimeve që preken nga ligji i dekriminalizimit. Por siç u vërejt edhe nga anëtarët e KQZ-së, periudha që ka kaluar ka shërbyer për rehabilitimin e deputetit Doshi.

Artikulli paraprakLËKUNDET SHQIPËRIA TËRMET ME MAGNITUDË 4.4
Artikulli tjetërMOGHERINI TAKIM ME 6 LIDERËT E BALLKANIT PËR BASHKËPUNIMIN RAJONAL