Indrit Sefa ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me vendimin e KQZ të bërë publik pak më parë.
“Deklarata solemne që pretendon komisioneri: Angazhimi solemn se do refuzohet pjesëmarrja në blerjen e votës , angazhohemi të zbatojmë rregullat. Ku e ka që kryetari i partisë merr angazhim personal?
Komisioneri për më shumë se 8 ditë mban pezull shqyrtimin e kërkesës së PD, ka shtyrë afatet qëllimisht. Për të ndikuar drejtpërdrejt. Një pjesë e politikës janë 30 vite që qeverisin bashkë dhe komisioneri është produkt i asaj politike, ai e di mirë kujt I shërben.
Komisioneri i la vetes dhe PD 48 orë kohë për të plotësuar të metat, iu bë e qartë nga ne se nuk kishte asnjë problematikë. Në atë moment ai kishte detyrim të mblidhte publikisht dhe të kishte vendimmarrje. I thashë komisionerit në mënyrë të përsëritur që kërkesat e vendimmarrjet të veçoheshin. Ndërsa ai në mënyrë të çuditshme i bashkoi dy ankesa. Të gjitha veprimet e komisionerit janë politike që nuk i shërbejnë procesit”, ka deklaruar ai.