ARRESTOHET NUMËRUESI I PD-SË NË KZAZ-NË E KOPLIKUT. Pas një tjeter incidenti në Malësinë e Madhe, ku një numërues i Partisë Demokratike u shoqërua në polici, pasi ka kundërshtuar kontrollin e policisë në hyrje të KZAZ-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi , që kutitë e mbetura të shkojne në Tiranë.
Ky vendim i KQZ-së erdhi pas kërkesës, që bënë komisionerët e majtë të KZAZ-së numër 1, të cilët kërkuan që kutitë të dërgohen për numërim në Tiranë, pasi numëruesit e kualicionit të djathtë ndërpresin në mënyrë të vazhdueshme dhe të pakuptimtë numërimin e votave.Menjehre pas vendimit të KQZ-së, në KZAZ-në numër 1 mbërriten edhe automjetet e KQZ-së për të bërë tërheqjen e 20 kutive që kanë mbetur pa numëruar për Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Malësisë së Madhe.Në garën për kryetar të Bashkisë Koplik, në Malësinë e Madhe, fitoi kandidati i ASHE-së, Tonin Marinaj, me një diferencë prej 1700 votash kundrejt kandidatit të APPD-së, Anton Kokaj. Aktualisht, kur ka 6 ditë që ka mbaruar procesi i votimit, ende kanë mbetur 20 kuti pa u numëruar, nga 79 Qendra Votimi që ka kjo KZAZ gjithsej. Kjo zvarritje detyroi KQZ-në që të marrë kutitë e panumëruara nga kjo KZAZ, për t’i numëruar në Tiranë.