KQZ u ka kërkuar të gjitha institucioneve që të fshijnë çdo postim me karakter elektoral në faqet e tyre zyrtare në facebook. Celibashi thekson se vënia në dipozicion e mediave sociale të institucioneve për qëllime fushatë është një shpërdorim i burimeve publike të këtye institucioneve.

“Urdhëresë nga KQZ. Të fshihet menjëherë çdo postim apo ripostim me karakter elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në platformën “Facebook” apo të çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale).

Vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjet tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin dhe ripostimin e veprimtarive me karakter politik/elektoral në zgjedhje, nga ana e këtyre institucioneve, përbën shpërdorim të burimeve publike. Gjithashtu, përbën shpërdorim të burimeve publike vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin e postimeve të cilat përmbajnë hashtagë (#), slogane me karakter politik/elektoral në zgjedhje, apo thirrje për mbështetje në zgjedhje nga ana e këtyre institucioneve”, shkruan Celibashi në facebook.

Artikulli paraprakKANDIDATI I PS BENET BECI TAKIM ME BANORËT E ZDRALES
Artikulli tjetërNDRYSHIMET KLIMATIKE PO I PËRKEQËSOJNË ALERGJITË