KQZ vendos:S’u hiqet mandati 13 deputetëve e 8 kryebashkiakëve

Pas dëgjesës dhe shqyrtimit rast pas rasti KQZ vendosi që të mos u hiqet mandati asnjërit prej 13 deputetëve dhe 8 kryebashkiakëve, që kishin plotësuar formularin e vetëdeklarimit jashtë afatit të përcaktuar nga ligji. KQZ deklaroi se 21 zyrtarët e lartë të shtetit nuk janë në kushtet e ndalimit të mandatit, ndërsa problemi qëndron te formularët, pasi sipas tyre nuk i krijon kushtet që t’i deklarojnë të gjitha. Votimi në KQZ u mor për të gjithë zyrtarët me 4 vota kundër, ndërsa përfaqësuesit e opozitës u larguan më herët duke braktisur mbledhjen. Sipas tyre, përfaqësuesit e shumicës në KQZ i kishin bashkuar dy dosjet bashkë, edhe të dy kryebashkiakëve Zotkaj dhe Peci për të cilët prokuroria kishte kërkuar heqjen e mandatit, por edhe të deputetëve, përfshirë Berishën që kishte ndryshuar gjeneralitetet. “Cdo vendim që merret sot është nul, kemi përfshirë krimet penale me gabimet në gjendjen civile. Të ndahet shqyrtimi dhe vendimit për Zotkajn dhe Pecin me pjesën tjetër të deputetëve” u shpreh Hysen Osmanaj dhe u larguan nga mbledhja. Por pas rrëzimit të kërkesës për 13 deputetët dhe 2 kryebashkiakët që prokuroria kërkoi heqjen e mandatit, KQZ deklaroi se “Nëse prokuroria do të na sjellë prokuroria problematika të tjera rreth këtyre zyrtarëve, përveç ndryshimeve të gjeneraliteteve do të merren në shqyrtim”.

Artikulli paraprakISH-DEPUTETI RUS EKZEKUTOHET ME ARMË NË QENDËR TË KIEVIT
Artikulli tjetërTRANJERI I KOSOVES ,KONFERENCE PER SHTYP PARA NDESHJES ME ISLANDEN