NË SHKODËR, NË VEND TË VOLTANA ADEMIT DO TË JETË IRMA KOPLIKU. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zëvendësojë sot 8 vendet në parlament që do të lihen bosh nga deputetët që kanë vendosur të garojnë për kryetar bashkie.4 deputet janë në kampin e majtë dhe 4 në kampin e djathtë.Në kampin e mazhorancës , largohet si deputet për të garuar në 21 qershor në Fier, Armando Subashi i cili do të zëvendësohët nga Bujar Cela.
Ikën Majlinda Bufi dhe zëvendësohet nga Antoneta Dhima.Kandidati i Krujës, Artur Bushi zëvendësohet nga Shkëlqim Troplini, ndërsa Miranda Rira e Lëvizjes Socialiste për integrim do të zevendësohet nga Edilira Cerkezi.Ndërkohë nga PD Ardian Turku është dorëhequr si deputet për të garuar në Elbasan duke i lënë rrugën e hapur Arbiola Halimit për në parlament.Besnik Dushaj, do të kandidojë në Tropojë ndërkohë që mandatin e tij e merr Mimoza Hajdarmataj.Irma Kopliku do të jetë deputetja e re e qarkut Shkodrës e cila merr mandatin e Voltana Ademit, ndërkohë pas dorëheqjes së Halim Kosovës, për të garuar për Bashkinë e Tiranës në parlament vjen Asllan Dogjani. Nga tetë deputetët e rinj që hyjnë në kuvend pesë prej tyre jane femra. Në total numri i femrave në kuvendin e Shqipërisë shkon në 31 duke çuar në 22 përqind prezencën femërore në parlament.