Gazetari dhe prezantuesi i BBC-së Danny Baker krahasoi beben e porsalindur të çiftit Princ Harry-Meghan me një shimpanze dhe shkarkohetnga puna.

Shkak u bë një mesazh në rrjetin social “Twitter”, që më pas u fshi, ku shfaqej një foto e një çifti që mbante prej duarsh një shimpanze të veshur me rroba, e që shoqërohej me fjalët “Bebja mbretërore del nga spitali”.

Sulmi ndaj fëmijës së Dukës dhe Dukeshës së Sussex shkaktoi një “lumë” kritikash, kryesisht sepse ironizohej me prejardhjen e dukeshës, nëna e së cilës Doria Ragland është shtetase afro-amerikane.

Shefat ekzekutivë të BBC-së u shprehën se prezantuesi tregoi “një gabim tejet serioz në gjykim”. Statusin e tij, ai e quajti “një gabim të pafalshëm, dhe kërkoi ndjesë. “E mendova si një foto argëtuese, ndaj nuk ishte në kontekstin negativ”, u justifikua ai.

 640 0 5cd48dcc28444

Artikulli paraprakBROKOLI KURON SKIZOFRENINË
Artikulli tjetërSHQIPTARËT DEMBELË? 31% NË MOSHË PRODUKTIVITETI, “JO” PUNËS