Drejtoria Rajonale e Bujqësisë ka patur gati një procedim penal për bashkinë Shkodër në lidhje me shërbimin veterinary për mosmarrjen e masave të duhura për qentë e rrugëve.
Një gjë të tillë e thotë përgjegjësi në drejtorinë e bujqësisë Selim Kraja i cili thotë nuk e ka dërguar dokumentacionin në prokurori sepse bashkia ka nisur të angazhohet për çështjen e qentë e rrugës. Kraja tregon edhe arsyet se përse ishte bërë gati procedim penal për bashkinë e Shkodrës. Tashmë pritet për t’u parë se cilat do të jenë hapat e radhës të bashkisë Shkodër në lidhje me qentë e rrugës duke qenë se është drejt përfundimit edhe buxheti i ri për vitin 2016.