1470 hektar janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut në zonat e Nën-Shkodrës.

Njësitë më të prekura janë Bushati, Hajlmeli, bërdica dhe Ana e Malit. Drejtori rajonal i bujqësisë thotë se tashmë uji është tërhequr nga tokat bujqësore. Shkodra është një rajon me rrezikshmëri të lartë thotë drejtori Kraja dhe fermerët duhet të marrin disa masa. Për të parandaluar përmbytjet duhet një punë zinxhir që përfshin bordin e kullimit, pushtetin lokal dhe vetë fermerët. Në ditët në vijim pritet që të ketë sërish reshje shiu ndaj kërkohet një mobilizim në mënyrë që dëmet nga përmbytjet të jenë sa më të vogla.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 11.1.2016
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, QEVERIA PROJEKT PËR DRIN-BUNË ME 63 MLN EURO