Pas fitores se djeshme ndaj Kukësit, Vllaznia ende shpreson tek mbijetesa dhe kjo falë edhe fitores të Laçit ndaj Kamzës.
Pas përfundimit të sfidës trajneri I Vllaznisë Ervis Kraja u shpreh se ata fituan por edhe me ndihmën e laçit të cilët me fitoren e marrë I dhanë shpresë kuqebluve për të qendruar në kategorinë Superiore.
Më tej tekniku Kraja u shpreh se tashmë shpreson që skaudra e Partizanit të bëjë një lojë ta pastër siç edhe e kanë deklaruar më parë. Të kuqtë synojnë Europën ku kujtojmë këtu edhe ndeshjen e javës së shkuar më shkodranët ku arritën të fitonin me rezultatin 2-0.
Sa I përket oshilacioneve që publiku ka pasur në disa moment gjatë ndeshjes ndaj Kuksianëve Kraja shprehet se tifozët kanë të drejtë pasi nuk janë mësuar ta shohin në këtë gjëndje skuadrëne tyre të zemrës.
Ervis Kraja tashmë mendon edhe për ndeshjen e së mërkurës e cila është dhe e fundit e këtij sezoni atë me Skëndërbeun kampion.
Trajneri shkodran shprehet se në këto pak ditë që kanë mbetur do të punojë më shumë me anën psikologjike të lojtarëve por gjithashtu ai shpreson shumë edhe në mbështetjen e tifozëve shkodranë.
Duke parë surprizat që rezervoi edhe java e parafundit e Superiores me fitoren e Vllaznisë ndaj Kukësit tek shkodranët ka ende pak shpresë që të mund t’ia dalin edhe në këtë sezon për të mos rënë nga kategoria.