Urdhëri i ministrit të bujqësisë Edmond Panariti për therjen e kafshëve të imëta pasi u ndalua fillimisht rreptësisht për shkak të sëmundjes së gjedhit është vetëm një tolerim momental.

Përgjegjësi i shërbimit veterinar në drejtorinë rajonale të bujqësisë Selim Kraja sqaron këtë urdhër të fundit. Nëse pranohen të theren kafshë pa çertefikatën e veterinerit atëherë përgjegjësia bie mbi mjekët e thërtoreve të qarkut Shkodër. Tregjet vijojnë të jenë të mbyllura për tregtimin e kafshëve ndërsa masat janë të rrepta për ata që mund të shkelin këto rregulla. Në qarkun Shkodër janë 31 mijë fermerë të regjistruar dhe secili prej tyre ka një kod në drejtorinë e bujqësisë ndërsa fermat e mëdha janë të regjistruara edhe në QKR. Duke qenë të regjistruar mundësia për të therur kafshë me sëmundjen e gjedhit është e vogël edhe pse monitorimi është i rreptë.

Artikulli paraprakPD: RAMA LUFTON DROGËN ME PERSONA TË DËNUAR PËR TRAFIK TË LËNDËVE NARKOTIKE
Artikulli tjetërRRITET NUMRI I VIZITAVE NË URGJENCËN E SPITALIT TË SHKODRËS