Nisi si një ekip pa shumë pretendime por shumë shpejt Vllaznia B u strukturua dhe arriti rezultate pozitive.

Nën drejtimin e trajnerit Ervis Kraja, Vllaznia B mban vendin e parë në klasifikim në Kategorinë e Tretë me objektivin tashmë për të dalë në një kategori më lart. Tenkiku Kraja shprehet se ka vështirësi në Kategorinë e Tretë ndërsa shton se objektivi afatgjatë është dalja deri në Kategorinë e Parë. Sipas trajnerit Kraja nuk është fyerje që lojtarët e ekipit të parë të Vllaznisë në një moment kur s’kanë vend aty të luajnë me ekipin B. Vllaznia B e ka mbyllur si kampione dimri duke kryesuar Kategorinë e Tretë ndërsa tashmë oreksi është shtuar për të rritur edhe më shumë vlerat këtij ekipi.

Artikulli paraprakSPATHARI: MALËSIA E MADHE PO KEQEVERISET NGA TË MAJTËT
Artikulli tjetërNDIHMA EKONOMIKE, TULA: NUK VENDOS MË KËSHILLI BASHKIAK