Edhe pse qe me daten 15 mars kane nisur aplikimet per subvencione, drejtori I Bujqesise Shkoder Mustaf Kraja thote se deri me tani vihet re nje pergjumje e fermereve per te aplikuar.
Nderkohe ai ben thirrje qe te nisin menjeher aplikimet pasi koha eshte mjaft e rendesishme ne perfitimin e subvencione. Nga ana tjeter drejtori Kraja thote se certifikata e pronesise dhe pajisja me numer nipti jane kriteret kryesore qe fermeret duhet te plotesojne per perfitimin e subvencioneve ndaj kerkon nga institucionet vendore te kriijojne lehtesira qe shume prej fermereve te mos penalizohen. Afati i fundit I aplikimit per skemat e subvencioneve do te jete data 13 prill nderkohe vendosja e dokumentit te pronesise si nje nder kriteret kryesore per perfitimin subvencioneve mund te penalizoje nje numer te madh fermeresh duke pasur parasysh problemet mbi pronsine qe pothuajse jane prezent ne te gjitha njesite administrative.