Drejtori i Bujqësisë së Qarkut Shkodër Mustaf Kraja, deklaroi se territori i bashkisë ka nevojë për më tepër ndërhyrje në pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Sipas Krajës, Bashkia duhet të marrë masa para se të jetë vonë dhe të rrezikohet përmbytja e tokave. Përsa i përket tregut të fruta – perimeve, Kraja thotë se është momentiu që bashkia ti japë zgjidhje kësaj situate. Gjatë muajve të fundit, Bashkia Shkodër ka zhvilluar disa aksione për pastrimin e kanaleve, megjithatë fermerët kanë deklaruar se nevojitet akoma më shumë punë për të evituar përmbytjet. Përsa u përket tregjeve të fruta – perimeve, deri tashmë çdo gjë është informale, pasi pjesa më e madhe e tregtarëve shesin në rrugë.