Të shumta kanë qënë lajmet së fundmi që flisnin për një shkrirje të mundshme sa i përket skuadrës së dytë të Vllaznisë.

Trajneri i ekipit B Ervis Kraja në një intervistë për Star Plus është shprehur se sa i përket shkrirjes së mundshme të ekipit atij nuk i është komunikuar asgjë në mënyrë zyrtare.

Si një nga tematikat më problematike të ekipit Vllaznia B ka qënë edhe mospagesa e lojtarëve për rreth një viti.

I pyetur se çfarë masash janë marrë Kraja shprehet se nuk i takon atij të flasë rreth kësaj pjese por njëkohësisht vijon duke u shprehur se sa i përket anës ekonomike drejtuesit duhet të jenë korrekt me skuadrën.

Ervis Kraja përveç ekipit të dytë ai mori drejtimin edhe të ekipit A në dy ndeshjet e fundit të Superligës. Së fundmi emri i tij po lakohet shumë si një nga më favoritët për ta marrë drejtimin e Vllaznisë dhe Ervis Kraja shprehet pse mos ta marr unë pasi Kategorinë e parë e njoh mjaft mirë.

Faktikisht Ervis Kraja vijon të jetë akoma në detyrë si trajneri i Vllaznisë ku duket se bordi dhe drejtuesit e skuadrës kuqeblu nuk kanë nevoje të kërkojnë një timonier për ekipin shkodran.

Artikulli paraprakREGJISORI AUSTRIAK NIS PUNËN PËR NJË DRAMË
Artikulli tjetër20 VJEÇARI MBYTET NË PLAZHIN E CURRILAVE