65-vjeçarja Sabehete Puka nga qyteti i Shkodrës ka qëlluar me me pistoletë veten e saj në tentativë për t’u vetëvrarë. Vetëm pas pak orësh nuk arriti që t’i bëjë ballë plumbit në kokë duke ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës. Sapo ka marrë vesh se shtëpia e saj në lagjen “Naim Gjylbegu” do të sekuestrohej nga banka ka qëlluar veten.

65-vjeçarja në spitalin rajonal të Shkodrës qëndroi për 2 orë e gjysëm në gjendje të rëndë shëndetësore. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë është bërë një kredi bankare e pashlyer nga nipi i saj në një prej bankave të qytetit. Shtetasja Sabahete Puka kishte hyrë garant pa e ditur dhe nuk kishte dijeni se nipi i saj kishte lënë tapinë e shtëpis. Kredia nga ana e nipit nuk është arritur që të shlyhet. Në këto kushte banka ka nxjerrë në ankand shtëpinë e saj në katin e dytë të një pallati dhe pas kësaj procedure përmbaruesit kanë shkuar për të ekzekutuar vendimin. Sapo 65 vjeçarja ka mësuar se shtëpia e saj është shitur dhe se do merrej nga banka në sytë e përmbaruesve ka marrë një pistoletë dhe ka tentuar të vetëvritet duke ndërruar më pas jetë. Me shumë shpejtësi është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës por nuk arriti që të mbijetojë. Shtetasaj Sabahete Puka nuk ka mundur që t’i bëjë ballë idesë se do humb banesën ku jetonte prej shumë vitesh dhe se ajo tashmë do t’i kalonte një personi tjetër pasi e kishte blerë në ankandin e shpallur nga banka përkatëse ku ishte marrë kredia. Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites rreth orës 10.40 minuta kur policia ka marrë njoftimin për tentativën e vetëvrasjes. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarja duke bërë rrethimin e zonës ku 65 vjeçarja qëlloi mbi veten e saj për të bërë kështu hetimin e plotë deri në zbardhjen e kësaj drame të familjes Puka.

Artikulli paraprakArrestohen në flagrancë katër persona për vepra të ndryshme penale
Artikulli tjetërGJON MARKU, ZGJIDHET SEKRETAR I KËSHILLIT TË QARKUT