Kreditimi i ekonomisë shënoi vlerën 16.5 miliardë lekë në muajin janar 2023.
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, për muajin janar kreditimi shënoi rënie me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ekspertët mendojnë se frenimi i kreditimit është rezultat i rritjes së normave të interesit në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.
Ndërkohë në totalin e kreditimit, segmenti i individëve vazhdon të shfaqë ritme më të larta të rritjes, me 12.6% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Në segmentin e biznesit rritja e portofolit është ndjeshëm më e vogël, me 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.