Në ditën e dytë të sulmeve mbi Ukrainë, duket se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është “dorëzuar” dhe ka kërkuar zyrtarisht bisedime me Ukrainën, pas thirrjeve të Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedime.

Kremlini reagon zyrtarisht lidhur me zgjidhjen e krizës me dialog.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shprehet se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën, në Minsk, kryeqytetit e Bjellorusisë.

Sinjale pozitive nga Kremlini. President i Rusisë, Vladimir Putin, ka pranuar zgjidhje përmes dialogut me Ukrainën, pas thirrjes së homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një tryezë negociatash.

President Putin ka konfirmuar se është i gatshëm për bisedime të nivelit të lartë me Ukrainën.

Putini e ka konfirmuar këtë gjatë një bisede me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, teksa ky i fundit e ka telefonuar për të biseduar lidhur me pushtimin e Ukrainës, që ka hyrë tashmë në ditën e dytë, duke lënë edhe qindra viktima.

“BBC” raporton se Presidenti kinez i ka shprehur mbështetjen Putinin, duke i kërkuar që të zgjidhin krizën me Ukrainën përmes dialogut.

Siç raporton “BBC”, kriza mes Ukrainës dhe Rusisë po paraqet një sfidë të madhe edhe për Kinën në shumë fronte, për shkak të marrëdhënieve të ngushta që ky vend ka me Kremlinin.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA TAKIM ME ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE
Artikulli tjetërSHKODËR, NEPTUN INAUGURON AMBJENTET E REJA