Shqiptarët vazhdojnë të përdorin produktet për mbrojtjen e lëkurës pa rekomandimin e specialistit.
Sipas dematologes Aida Bajri ky është një gabim që pothuajse të gjithë përdoruesit e kremrave të ndryshëm e bëjnë. Nevoja e marrjes nga një specialist është shumë e madhe pasi llojet e ndryshme të lëkurës kërkojnë mbrojtje të ndryshme gjithashtu. Sipas Bajrit ka lloje lëkurash që kërkojnë mbrojtje të përhershme dhe këtu shpesh herë gabohet.
Nevojën për përkujdesjen më të madhe e kanë zakonisht moshat e vogla. Por duhet patur parasysh që mbrojtja nuk duhet të jetë vetëm përgjatë verës. Shqipëria ka një pozicion gjeografik që gëzon shumë kohë me diell përgjatë vitit, duke patur kështu rrezik të shtuar të rrezeve të dëmshme ultravioletë dhe ultravjollcë. Për këtë arsye kërkohet një përkujdesje më e veçantë.