Të krishterët në Lezhë festuan këtë 6 Janar, ditën e Ujit të Bekuar, përmes të cilës kisha katolike mbyll 10 ditëshin festiv të Krishtlindjes. Dhjetra besimtarë ju bashkuan ritualit fetar në katedralen e Shën-Nikollit, ku u bë dhe bekimi i ujit.

Për katoliket kjo ditë është deftimi i Jezu Krishtit thotë Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës Monsinjor Otavio Vitale, sipas të cilit përmes ujit marrim një bekim të veçantë prej zotit.

Dita e Ujit të Bekuar konsiderohet një nga festat me te rëndësishme për boten e krishterë dhe ajo simbolizon shfaqjen e trinisë se shenjte ne momentin e pagëzimit te Jezu Krishtit nga Gjon Pagëzori ne ujërat e lumit Jordan. Besimtarët në fund të meshës kanë marrë ujin e bekuar në shtëpitë e tyre, si shenjë e mbarësisë dhe dashurisë për hyjin.

Artikulli paraprakMIRDITË, GODINA E NJESISË KTHELLË E SHKATËRRUAR
Artikulli tjetërAKSIDENTOI 43-VJEÇARIN QË LËVIZTE ME BIÇIKLETË DHE U LARGUA NGA VENDNGJARJA. ARRESTOHET NGA POLICIA